Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

4 të lënduar në një aksident në Skenderaj

Në fshatin Polac të Skenderajt dje ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast katër persona janë lënduar.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura, njëra me targa vendore e tjetra me të huaja, me të vozitësit shqiptarë, transmeton Koha.net.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit si dhe dy pasagjerë (një moshë e mitur). Të lënduarit fillimisht kanë marrë tretman mjekësor në qendrën mjekësorë të Skenderajt e më pas në spitalin rajonal-Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.

Me vendimin e Prokurorit, rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet.

Artikuj të ngjashëm