Kronikë

Rrahet një polic në Zubin Potok

Descriptive Text

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është rrahur të hënën në Zubin Potok.

Nedeljko Kasalloviq, është rrahur nga një person, me ç’rast ka marr lëndime të rënda në kokë dhe është trajtuar në repartin e kirurgjisë të spitalit në veri të Mitrovicës.

Kosovapress raporton se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00 në kafenenë “M” në Zubin Potok.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në kafenenë ‘M’ në Zubin Potok është sulmuar polici Kasalloviq, i cili ishte jashtë detyrës, me ç’rast ka marr lëndime në kokë dhe është trajtuar në spital. Ai u sulmua nga personi me emrin Dragan Viçentijeviq, i cili veç tjerash, gjatë rrahjes ka përdorur edhe karrigen, duke e goditur viktimën në kokë”, ka thënë burimi i KP-së.

Sulmuesi është i njohur për policinë, për shkak të veprave të ndryshme kriminale në të kaluarën. Kjo është hera e dytë që polici Kasalloviq sulmohet.