Prokuroria e Shtetit ua ka caktuar masën e paraburgim prej 30 ditësh dy hakerëve nga Kosova, të cilët po akuzohen edhe nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Kosovës, Ekrem Lutfiu.
Liridon Musliu dhe Besart Hoxha, u arrestuan më 6 shkurt nga Policia e Kosovës, pasi që ishin kërkuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Nga ky krim kibernetik, është vlerësuar se janë shkaktuar dëme që kalojnë vlerën prej 530 milionë dollarëve amerikanë humbje për konsumatorët, bizneset dhe institucionet financiare.
Artikuj të ngjashëm