Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

22-vjeçari që vdiq në aksident në Itali është nga Rahoveci

22-vjeçari Altin Hoti, i cili vdiq në një aksident tragjik të premten në Portogruaro të Venecias, është nga fshati Ratkoc i Komunës së Rahovecit, ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Latifi i ka shprehur ngushëllime familjes Hoti, të cilët në aksident gjatë muajit maj humbën edhe vëllain e Altinit, Admirin 18-vjeçar.

Në aksidentin e orëve të para të së premtes, vdiqën edhe një shqiptar nga Shqipëria dhe një italiane.

“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Itali e të riut 22 vjeçar, Altin Hamëz Hoti nga Ratkoci. Edhe më tragjik e bën fakti që muaj më parë, poashtu në aksident komunikacioni, vdiq edhe vëllai i tij 18 vjeçar, Admiri! Ngushëllimet më të sinqerta Hamzës dhe familjes Hoti!”, ka shkruar Latifi, i cili u ka shprehur ngushëllime edhe familjeve të dy viktimave që mbetën të vdekur nga aksidenti i sotëm.