22 persona kanë mbetur të lënduar pasi një autobus ka përfunduar jashtë rrugës tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit” në afërsi të Parkut të Biznesit, magjistralja Prishtinë-Pejë.
Të lënduarit kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Drejtori i kësaj klinike, Naser Syla, ka thënë se gjendja e tyre është stabile.
“22 qytetarë kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Gjendja e tyre është stabile dhe pas ekzaminimeve, të njëjtit janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Syla.
Të mërkurën u raportua edhe për një kamion që kishte devijuar nga rruga te Liqeni i Badocit.
Artikuj të ngjashëm
-
Nëntë të lënduar nga një aksident në Pejë, dy dërgohen në QKUK – njëri në gjendje të rëndë
-
17 të lënduar nga rrokullisja e autobusit në Rugovë
-
Katër të lënduar në aksidentin te “Kroi i Mbretit”
-
Vetaksident te “Kroi i Mbretit”, vetura përfundon jashtë rrugës
-
Aksident te Ura e Dollcit në Klinë, 7 të lënduar