Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për një “vjedhje grabitqare” të ndodhur gjatë ditës së sotme.
Përmes një njoftimi për media, PK-ja thotë se pas pranimit të informacioneve për kryerjen e një grabitjeje, policët kanë dalë në vendngjarje ku kanë kontaktuar me ankuesen (femër) e cila deklaron se “përderisa ishte duke tërhequr disa të holla nga një bankomat, një person i dyshuar i kishte grabitur nga dora kuletën me para dhe i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenjëherë, policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit, të cilin e ka identifikuar dhe ndaluar pas pak kohe.
“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës e ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operacionale dhe ka arritur që ta identifikojë dhe ndalojë personin e dyshuar F.B mashkull/kosovar i cili është dërguar në stacion policor për t’iu nënshtruar procedurave ligjore”, ka thënë Policia.
Rasti është kompletuar dhe ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar procedurë e rregullt.