Policia e Kosovës ka ndaluar 27 persona në 24 orët e fundit në të gjitha komunat e Kosovës, për mosveprim ndaj dispozitave shëndetësore gjatë situatës me koronavirus.
Sipas raportit të Policisë, 27 personat janë ndaluar në 15 raste të ndryshme. Arsyeja e ndaljes së shumicës prej tyre është mosrespektimi i orarit të lëvizjes së lejuar nga ora 6:00-17:00, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryesisht rastet e shënuara janë në komunën e Prishtinës, Pejës, Obiliqit, Podujevës e Mitrovicës.