Dje në Fushë-Kosovë është arrestuar, e më pas liruar, një person pasi është kapur nga Policia e Kosovës duke shërbyer kafe.
Një vendim i Qeverisë së Kosovës, pas situatës pandemike me koronavirusin Covid-19, ishte të mbylleshin të gjitha kafiteritë, madje edhe ato që shërbehen për t’i marrë me vete “take-away”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë, është hasur në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve pije-kafe”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Koha.
Policia thotë se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.