Dje në Fushë-Kosovë është arrestuar, e më pas liruar, një person pasi është kapur nga Policia e Kosovës duke shërbyer kafe.
Një vendim i Qeverisë së Kosovës, pas situatës pandemike me koronavirusin Covid-19, ishte të mbylleshin të gjitha kafiteritë, madje edhe ato që shërbehen për t’i marrë me vete “take-away”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë, është hasur në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve pije-kafe”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Koha.
Policia thotë se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Nga furra u shërbente klientëve kafe e pije, arrestohet një burrë në Prizren
-
E mbyllën në kafene për shkak të një borxhi, arrestohen dy të dyshuarit
-
Kapet marihuanë në Fushë-Kosovë, tre të arrestuar
-
Hoqi vulat zyrtare nga lokali, arrestohet një grua në Fushë-Kosovë
-
Arrestohet në Fushë-Kosovë një person i dyshuar për disa vjedhje