Është arrestuar një burrë dje në Zhegër të Gjilanit për mosrespektim të masave të sigurisë për Covid-19 të lëshuara nga Qeveria e Kosovës.
Policia bën të ditur se, “është arrestuar i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës pronar i një pompe të derivateve (në fshatin Zhegër) pasi që i njëjti ka vepruar në kundërshtim me urdhrin dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës i cili vendim është nxjerrë me qëllim të luftimit dhe parandalimit të Pandemisë Covit-19”, thotë PK.
Policia shton se i dyshuari duke mos respektuar vendimin në fjalë ka lejuar që një numër i konsiderueshëm i klientëve të futën dhe të qëndrojnë brenda hapësirës së kafeterisë që gjendet në objektin e pompës, të cilëve klient i dyshuari u ka shërbyer pije në kundërshtim edhe me masat mbrojtësi higjienike.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari pasi është intervistuar nga hetues policor i njëjti është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
-
Prishtinë, një i dehur sulmon zyrtarin policor arrestohet
-
Arrestohet një polic, dyshohet se keqtrajtoi një qytetar që s’respektoi masat anti-COVID
-
Pengojnë policinë gjatë kontrollit për zbatimin e masave anti-COVID, arrestohen dy persona në Gjilan
-
Policia ka ndaluar 13 persona për mosrespektim të masave të Qeverisë
-
Iniciohen raste ndaj dhjetë personave për mosrespektim të masave kundër pandemisë