Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Istog për veprën penale “vjedhje” dhe “blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Sipas njoftimit për media, në stacionin Policor në Istog, me datën 21.02.2020, është paraqitur një rast ‘vjedhje’ nga viktima i cili deklaron se në vendin e tij të punës i janë vjedhur mjete të punës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe datën 23 shkurt 2020, rreth orës 16:00, pas një hetimi paraprak janë arrestuar të dyshuarit janë arrestuar dy persona, S.M. (1988) dhe F.B. (1992)
Gjërat e vjedhura janë gjetur tek i dyshuari i dytë dhe të njëjtat janë sekuestruar për t’ia kthyer pronarit.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.