Një shtyllë elektrike në Vushtrri është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme, megjithatë, nuk raportohet për të lënduar.
Incidenti ka ndodhur në rrugën “Blerim Saraqi”, derisa zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti, ka konfirmuar për Koha.net se nuk ka të lënduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deri tash nuk raportohet për ndonjë të lënduar, ndërsa sa i përket shkaktarit të zjarrit, deri tash nuk dihet”, ka thënë Zahiti duke shtuar se do të njoftojë kur të kenë më shumë informata.
Ksp raporton se në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe Zjarrfikësit.