Gjashtë të arrestuar në Prishtinë për posedim të lëndëve narkotike Foto: Koha / Ilustrim

Gjashtë të arrestuar në Prishtinë për posedim të lëndëve narkotike

17 February 2020 11:45

Në Prishtinë janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se të njëjti janë marrë me shitje-blerje të substanca narkotike.

Janë kontrolluar gjashtë vendbanime dhe dy vetura, janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg e 350 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 16.9 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, një AK-47 me dy karikatorë me 16 fishekë, dy pistoleta, 26 fishekë, 660 euro dhe dy vetura.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme