Dje ka vdekur në një aksident trafiku një grua në Korreticë të Drenasit. Ajo u godit nga një veturë.
Rastin e konfirmoi për Koha.net zëdhënësi i PK-së Bajram Krasniqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa sot, Policia e Kosovës jep detaje duke njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në fshatin Korreticë e Poshtme të Drenasit.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe një këmbësore.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:
“E. Gj femër (1968) , e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ngasësi i automjetit Golf, F. G , 38 vjeç, mashkull, thotë Policia e Kosovës, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.