Vetura godet për vdekje një këmbësore në Korreticë të Drenasit Foto: Koha / ilustrim

Vetura godet për vdekje një këmbësore në Korreticë të Drenasit

28 January 2020 22:39

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Korreticë të Drenasit të martën në mbrëmje.

Ajo ka vdekur në QKUK rreth dy orë pasi ishte goditur nga një veturë.

“Sot më 28.01.2020, në ora 18:10, në fshatin Koreticë, Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë ka goditur një këmbësore. E aksidentuara është sjellë në QKUK, e njëjta rreth orës 20:05, ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme