Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar është vrarë dhe është hedhur në lumë nga kushëriri i tij.
Mediat italiane bëjnë me dije se Musli Morina, 20-vjeçari shqiptar nga Kosova, akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij Erion Morina, i të njëjtës moshë, që ndodhi natën mes 16 dhe 17 janarit në Calcio të Bergamos në Itali mbetet në burg, transmeton VizionPlus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë marrjes në pyetje që ndodhi mëngjesin e djeshëm, Musli Morina, nën asistimin e avokatit Giovanni Migliorati, pranoi se e kishte goditur viktimën, por gjithashtu shtoi se e bëri atë për ta mbrojtur veten nga një sulm.
Në origjinën e sherrit mes kushërinjve, që më pas degjeneroi në vrasje, raportohet se qëndron çështja ekonomike.
Ndër të tjera mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se shkak për këtë vrasje ishin 50 ose 100 euro që Erioni i kishte huazuar kushëririt të tij.
Sipas versionit të tij, Musliu e kishte zënë paniku dhe e ka transportuar trupin e kushëririt të tij, i cili ende nuk kishte vdekur, në Naviglio duke e hedhur në lumë ku dyshohet se edhe ka ndërruar jetë.