Në fshatin Shkabaj të Prishtinës, të enjten në orën 23:20, një person ka raportuar në polici se derisa ishte me veturën e tij në lëvizje nën urë, tre persona të panjohur me veturën e tyre i kanë bllokuar rrugën dhe nën kërcënim të armës ia kanë dëmtuar veturën i kanë grabitur portofolin me dokumente personale.
“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë pa targa e cila veturë është gjetur e djegur në hyrje të autostradës. Vetura e djegur dhe vetura e viktimës janë konfiskuar për ekzaminime forenzike”, thotë Policia.
Ndërkaq, nuk raportohet për të lënduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Grabitja në autostradë, të dyshuarit e armatosur morën zarfet me para dhe ikën
-
Digjet një veturë në Prishtinë
-
Digjet një veturë te Banesat e Bardha në Prishtinë
-
Ia vodhën veturën nën kërcënimin e armës, Policia arreston njërin të dyshuar
-
I vihet zjarri një veture në Prishtinë e një tjetre në Fushë-Kosovë