Në fshatin Shkabaj të Prishtinës, të enjten në orën 23:20, një person ka raportuar në polici se derisa ishte me veturën e tij në lëvizje nën urë, tre persona të panjohur me veturën e tyre i kanë bllokuar rrugën dhe nën kërcënim të armës ia kanë dëmtuar veturën i kanë grabitur portofolin me dokumente personale.
“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë pa targa e cila veturë është gjetur e djegur në hyrje të autostradës. Vetura e djegur dhe vetura e viktimës janë konfiskuar për ekzaminime forenzike”, thotë Policia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, nuk raportohet për të lënduar.