Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur nga një aksident në Komoran

Foto: Koha / ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Komoran të Drenasit.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur pasi një veturë ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion, me ç’rast drejtuesi i veturës ka humbur jetën.

“Sot, më 07.12.2019, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti. Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve në vend ngjarje, ka ndërruar jetë, lëndime ka pësuar edhe një pasagjere. Në vend ngjarje kanë dal njësi policore, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar”, ka thënë ai.