Dje në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte kryer vjedhje në një pastiqeri.
“Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur një çantë e zezë në të cilën kishte pasur një palë dorëza, një maskë të zezë, dara për prerje të shufrave të metalit, pajisje tjera si dhe një kuletë me para të imta që dyshohet se i kishte vjedhur në lokalin e lartcekur”, thuhet në raportin e PK-së.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve
-
Arrestohet i dyshuari për katër raste të vjedhjeve në Prishtinë
-
Vodhi mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro, arrestohet
-
Arrestohet një person për vjedhje - gjërat e vjedhura i kthehen marketit
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për disa vjedhje nëpër kafiteri