Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Kernjin të Leposaviqit të dyshuar të panjohur kanë grabitur një veturë e cila transportonte para.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit. Gjatë këtij incidenti janë djegur tre vetura, dy nga veturat që janë përdorur nga të dyshuarit. Tre persona të kompanisë bartëse kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar ne Spitalin e Mitrovicës”, thuhet në raport.
LEXO EDHE: Plaçkitet te Leposaviqi automjeti që transportonte të holla, ka të plagosur
Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja dhe predha të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, telefonat mobilë dhe municioni i punëtorëve të kompanisë janë konfiskuar.
“Rasti është duke u hetuar”, thotë PK.
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Lëndohen dy punëtorë në Leposaviq, u rrëzuan nga mjeti i punës
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
-
Nën kërcënim të thikës grabiten para në një lokal në Pejë
-
Një serb dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës