Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, pas një pune intensive hetimore rreth dy vjeçare, sot me datë 12 nëntor 2019 ka bërë kontrollimin e dy objekteve të banimit si dhe të një lokali afarist, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente.
Si rezultat i këtij operacioni policor është arrestuar personi i dyshuar N.B, mashkull shqiptar i Kosovës, nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Fajde” dhe “Shpëlarje parash”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë kontrollimit të këtyre lokacioneve, si prova materiale janë konfiskuar para të gatshme në vlerë prej 5000 euro (pesëmijë euro), katër fletëpagesa në vlerë prej 115,203.46 euro (njëqind e pesëdhjetë mijë e dyqind e tre euro), një folder, një laptop, katër fletore, tri fletë-deponime të bankës dhe një kompjuter”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Policia thotë se gjërat materiale të cilat janë konfiskuar do të analizohen në hollësi për të sqaruar gjendjen faktike mbi bazën e dyshimeve të ngritura kundrejt të dyshuarit.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, dhe pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale, të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.