Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, A.G, dhe B.G, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i të drejtës se votimit”.
“I pandehuri, A.G, akuzohet se me datën 6 tetor të këtij viti, në zgjedhjet e përgjithshme të organizuara me datën e lartcekur, në fshatin Përqevë të Klinës, rreth orës 13:00, në shkollën e mesme të ulët “Dëshmorët”, në vendvotimin 0818C/01R, me letërnjoftim të vëllait të tij, voton në emër të personit tjetër A.G, e i cili nuk kishte votuar ditën e zgjedhjeve për shkak se jeton në Itali”, thuhet në njoftim.
i pandehuri B.G, akuzohet se në vendvotimin e lartcekur, në cilësinë e komisionerit (Anëtarit të Këshillit të vendvotimit) ia mundëson të pandehurit A.G, të votojë në emër të personit tjetër.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë”, thuhet në njoftim.
Njëkohësisht, prokurori i çështjes ka propozuar që ndaj të pandehurit B.G, të shqiptohet edhe dënimi plotësues “ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës”.
-
120 euro u ble një votë në zgjedhjet lokale, u ngrihet aktakuzë dy personave
-
Aktakuzë kundër shtatë personave pasi fotografuan votën ditën e zgjedhjeve
-
Aktakuzë për një serb që ndikoi për ta votuar Listën Serbe
-
Aktakuzë ndaj një aktivisti të LVV-së për “parandalim të ushtrimit të së drejtës për të votuar”
-
Aktakuzë për klinasin që votoi dy herë në zgjedhjet lokale të 2017-ës