Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë kundër një personi të pandehur me inicialet D.SH.,i komunitetit serb, nga komuna Shtërpcës, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” .
Sipas aktakuzës, i pandehuri D.SH., më 6 tetor në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në qendrën e votimit me numër 2306D, në fshatin Jazhincë, komuna Shtërpcë, ka shfrytëzuar varësinë ekonomike dhe profesionale të votuesve, duke ndikuar tek të njëjtit duke iu dhënë disa fletëvotime në formë të udhëzimeve që të votojnë për kandidatët e partisë politike “Lista Srpska”
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se është në pritje të shqyrtimit fillestar të seancës e cila është caktuar të mbahet më 30 tetor.
-
Aktakuzë ndaj dy personave për presion ndaj qytetarëve që ta votojnë Listën Serbe
-
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në emër të gruas, Policia nis hetim
-
Aktakuzë ndaj katër personave për falsifikim të rezultatit të votimit në Shtime
-
Aktivizohen autoritetet në rajonin e Ferizajt, do të intervistohen dhjetëra zyrtarë për manipulim me vota
-
Ngrihet aktakuzë ndaj burrit që grisi fletëvotimin e vet dhe të gruas në zgjedhjet e 28 dhjetorit