Një pompë e derivateve është grabitur në Sllatinë.
“Një person ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve, aty kishin shkuar dy persona të maskuar dhe të armatosur, njëri me armë të shkurtë dhe tjetri me thikë, të cilët nën kërcënim të armëve viktimës ia kanë grabitur një shumë parash, e më pas të dyshuarit me një veturë pa targa ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.