Ka vdekur edhe personi i tretë nga përleshja me të shtëna ditë më parë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Nga QKUK-ja kanë konfirmuar për Koha.net se viktima G.R. nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra më 5 shtator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga incidenti i ndodhur në fillim të shtatorit, dy persona kishin vdekur në ditën e të shtënave, njëri rrugës për në spital (B.M), e M.R. në mbrëmje. Dy të tjerë kishin pasur lëndime të rënda, ndërsa sot njëri nga ta, G.R. (1943), ka vdekur pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. G.R. ishte kalimtar i rastit që me mbesën e tij kishte rastisur në zënkë.
Shkak i konfliktit mes dy familjeve fqinje, Mehmeti e Rafuna, dyshohet se ishin mosmarrëveshjet pronësore mes tyre.