Ka vdekur edhe personi i tretë nga përleshja me të shtëna ditë më parë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Nga QKUK-ja kanë konfirmuar për Koha.net se viktima G.R. nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra më 5 shtator.
Nga incidenti i ndodhur në fillim të shtatorit, dy persona kishin vdekur në ditën e të shtënave, njëri rrugës për në spital (B.M), e M.R. në mbrëmje. Dy të tjerë kishin pasur lëndime të rënda, ndërsa sot njëri nga ta, G.R. (1943), ka vdekur pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. G.R. ishte kalimtar i rastit që me mbesën e tij kishte rastisur në zënkë.
Shkak i konfliktit mes dy familjeve fqinje, Mehmeti e Rafuna, dyshohet se ishin mosmarrëveshjet pronësore mes tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një person në Prishtinë, ishte plagosur nga arma e zjarrit
-
Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan
-
Vdes njëri nga të plagosurit nga të shtënat në Prishtinë
-
Një i vdekur e 5 të plagosur nga të shtënat me armë në Prishtinë
-
Klinika Emergjente: Pesë të plagosur nga sulmi me armë në Prishtinë, tre në gjendje të rëndë