Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të lënduar nga një aksident në Penuh të Podujevës

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në fshatin Penuh të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas saj, të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura të cilat ishin në lëvizje, ndërkaq personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 12:30 kemi marre informatë për një aksident trafiku me lëndime në fshatin Penuh të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.