Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale H.S. , nga fshati Brodosan, Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale vrasje nga neni 178 par.1 të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374.
I akuzuari me iniciale H.S. nga fshati Brodosan , për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë) vite, ndërsa për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata konform dispozitave ligjore e ka dënuar me dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë ) vite, e 6 (gjashtë) muaj.