Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Prizren një i dënuar për disa vepra penale

Policia në Prizren ka arritur të arrestojë personin e kërkuar E.XH, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1977, person ky që kërkohej në bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren.

I dënuari kërkohej për veprën penale ‘Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armeve” si dhe veprën penale “Vrasje në Tentativë”.

Me vendim të gjykatës, ai dërgohet në vuajtjen e dënimit me kohëzgjatje prej 4 vite e 100 ditë burg.