Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet prizrenasi i dënuar për tri vepra penale

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një person të kërkuar për tri vepra penale.

E.XH., i lindur më 1977, ka qenë i dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për veprat ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ‘vrasje në tentativë’.

“Me vendim te gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimet me kohe zgjatje prej 4 vite e 100 ditë burg”, thuhet në njoftimin policor.