Kronikë

Në Koshare të Gjakovës asgjësohen afër 200 bimë narkotike

Në Koshare të Gjakovës asgjësohen afër 200 bimë narkotike

Në fshatin Koshare të Gjakovës dje janë asgjësuar afër 200 fije bimë narkotike, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Raportohet se gjatë patrullimit, policia ka vërejtur të mbjella bimë të dyshuara narkotike. Gjatë kontrollit janë gjetur 198 fije narkotikë me dimenzione nga 0.90 cm deri në 230 cm, që i përkasin llojit kanabis”, thuhet në komunikatën e PK-së, transmeton Koha.net.