Kronikë

Shembet dheu në rrugën afër Pallatit të Drejtësisë

Foto: Koha / ilustrim

Një pronar i një objekti ndërtimor është arrestuar pasi që për shkak të punimve është shembur dheu në rrugën në afërsi të Pallatit të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Policisë, shembja e dheut paraqet rrezik për zhvillim të trafikut, ndërkaq inspektorët komunalë për ndërtim kanë vendosur shirita sigurues dhe rruga mbetet e bllokuar derisa të evitohet rreziku, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që është pronar i objektit që ka shkaktuar rrezikun e përgjithshëm në lokacionin e lartcekur. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim.