Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Shtime arrestohen dy persona për fajde

Foto: Koha / ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se ka arrestuar dy persona të pandehur me inicialet S.T., dhe L.T., nga komuna Shtime, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

​Sipas njoftimit ndaj të pandehurve, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lidhur me këtë rast, janë zhvilluar bastisje në dy lokacione, ku janë sekuestruar nga ana e Policisë, një revole e markës ‘Berandelli’ me pesë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një automjet ‘Citroen’ dhe prova tjera materiale”, thuhet në kumtesën e dërguar mediave.

Sipas njoftimit, të pandehurit kishin përfituar shuma të konsiderueshme të parave në emër të fajdesë.