Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet për fajde një i dyshuar në Shtime

Foto: Koha / ilustrim

Një burrë është arrestuar në Shtime dje, i dyshuar për fajde.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar nën dyshimin e bazuar se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati kanë kryer veprat në fjalë. Janë konfiskuar një revole me pesë fishek, një veturë, një DVR dhe disa dokumente”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm