Gjykata Themelore e Prishtinës të mërkurën e ka shpallur fajtor Sedat Llugaliun, duke e dënuar me 18 vjet burgim për një vrasje të ndodhur më 7 shkurt të vitit 2016. Ndërkohë vëllai i Sedatit, Fejardi është dënuar me tri vjet e gjysmë burgim për armëmbajtje pa leje.
Sipas aktakuzës së ngritur në prill të vitit 2017, vëllezërit Llugaliu akuzohen se në shkurt të vitit 2016, me dashje kanë privuar nga jeta të ndjerin F.B. Ndrkohë kanë rrezikuar jetën e A.F.
Të pandehurit u kanë dalë në pritë për hakmarrje për shkak të konfliketeve të mëhershme të familjes Lugalliu e Bunjaku rreth biznesit.
I akuzuari F. LL. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tri vite e gjashtë muaj për veprën penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve", në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 08.02.2016 deri më 30.07.2019, si dhe dënim plotësues konfiskohen përgjithmonë sendet e luajtshme, si mjete që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe sendet që i nënshtrohen automatikisht konfiskimit dhe atë armët të cilat janë sekuestruar sipas vërtetimeve mbi marrjen e sendeve dhe shkopinjtë e përdorur me rastin e kryerjes së veprës penale.