Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngacmoi seksualisht dy vajza në rrugë, arrestohet gjilanasi

Foto: Ilustrim

Një burrë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, pasi kishte ngacmuar dy vajza në rrugë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, në Gjilan, më 12.08.2019, në orën 21:30.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia e Kosovës njofton sot në raportin 24 orësh, se ka arrestuar të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht dy viktimat femra shqiptare. Me vendi të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell Koha.net.