Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet gjilanasi, dyshohet se e ngacmoi një tjetër

Duart e lidhura me pranga, - arrestim

Një gjilanas është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar një burrë tjetër dhe familjarët e tij, ka njoftuar Policia e Kosovës të mërkurën.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 3 qershor në mesditë.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.