Një autobus i linjës Kosovë - Shqipëri është përfshirë nga flakët në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Repsit, në Mirditë.
Burime për RTV Ora bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit ka dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se autobusi ka pësuar defekt në sistemin elektrik, që i ka shkaktuar zjarr në motor.
Se gjendja teknike e abusëve të disa agjencive vendore që kanë për destinacion bregdetin shqiptar e atë malazez nuk është e mirë, e dëshmon edhe një rast tjetër.
Koha.net mëson se ditë më parë, një autobus i linjës Ulqin – Prishtinë, derisa po kthehej gjatë natës, ka udhëtuar pa drita. Mësohet se në ndihmë atij i kanë dalë dy autobusë tjerë të cilët e kishin futur në mes.