Mbi 100 grabitje ndodhën në Kosovë për 6 muaj, ekspertët e sigurisë kërkojnë masa

Donika Voca Gashi Donika Voca Gashi 12 August 2019 19:15

Një grabitje e cila përfundoi me vrasje dhe plagosje, e disa të tjera të armatosura, ndodhën vetëm në ditët e para të muajit gusht.

Derisa në grabitjen me armë e cila ndodhi në një shtëpi në Shtime, mbeti i vrarë njëri nga katër grabitësit, policia gjatë dy javëve ka arritur të arrestojë edhe një 16-vjeçar të dyshuar për një sërë vjedhjesh në rajonin e Prishtinës, raporton KTV.

G.B. dyshohet për 11 vjedhje të ndryshme, kryesisht çanta, portofola të kryera në lokale të ndryshme.

Në pranga, tri ditë më parë përfunduan edhe tre të dyshuar të cilët kishin kryer një grabitje të armatosur në fshatin Raushiq të Pejës.

E më datën 7 gusht, kur kishte ndodhur grabitja e armatosur në Shtime, një tjetër grabitje kishte ndodhur te Parku i Arinjve afër liqenit të Badocit.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti ndodhën mbi 2.200 vjedhje në tërë vendin, ndërsa 2077 ishin vjedhje të rënda.

Kurse, në 102 raste të ndryshme pati grabitje. Nëse krahasohen këto të dhëna me ato të vitit të kaluar, vërehet një rënie e vogël e tyre.

Por, për ekspertët e sigurisë shqetësuese mbeten grabitjet e armatosura të muajve të fundit.

Sipas Avni Islamit, ekspert i çështjeve të sigurisë, Policia duhet urgjentisht të dalë me një strategji për parandalimin e këtyre rasteve, derisa ai numëron një sërë arsyesh se përse ndodhin ato.

Të hënën, Gjykata në Ferizaj i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh edhe personit të tretë të dyshuar për grabitjen e armatosur në Shtime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme