Kronikë

I vrari gjatë vjedhjes në Shtime dyshohet se është djali i një zyrtari policor

I vrari gjatë vjedhjes në Shtime dyshohet se është djali i një zyrtari policor

I vrari gjatë vjedhjes në Shtime dyshohet se është djali i një zyrtari policor, ka thënë për Koha.net zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Në bazë të informacioneve/verifikimeve të deritanishme dyshohet se personi në fjalë është djali i një zyrtari policor. Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti”, ka thënë Kelani për Koha.net.