Policia thotë se ka kryer pjesën e saj të punës në rastin e 12 vjeçarit në Fushë-Kosovë

Leonita Bajrami 17 July 2019 19:09

Vrasja e 12-vjeçarit ka nxitur reagime të shumta. Sipas Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), ky rast tregon për dështimin e sistemit.

Ata kanë kërkuar që sa më shpejt të zbardhet rasti, raporton KTV.

Ndërkaq, KOMF-i njoftoi që janë rreth 153 fëmijë të ekspozuar ndaj vrasjeve, trafikimit dhe dhunës seksuale për shkak se jetojnë në kushte rruge.

Për këtë rast, Policia e Kosovës thotë të ketë pranuar raportim për dhunë seksuale, e që më pas kishte ngritur edhe kallëzim penal.

Më tutje, Samedin Mehmeti, Zëvendësdrejtor i Policisë, ka shtuar se askush nuk ka mundur të paralajmërojë vrasjen e 12-vjeçarit.

12-vjeçari, të enjten e kaluar u gjet i vdekur nga një pastrues në afërsi të një banese, i mbështjellë me batanije.

Prokuroria kishte konstatuar se në trupin e tij kishte pasur shenja dhune.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme