Në fshatin Prekovc të Komunës së Kamenicës, dje në orën 13:30, është raportuar për një aksident trafiku me fatalitet.
Vozitësi, sipas Policisë së Kosovës, me veturë të tij nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident trafiku.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka marrë vetë vozitësi”, ka thënë PK-ja.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i vozitësit është dërguar në IML për obduksion.