Kronikë

Apeli lë në burg 2 vjet Hilmi Zenën për vdekjen e ish-bashkëshortes

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë - dega në Rahovec - me të cilin Hilmi Zena, ish-bashkëshorti i Antigona Morinës, do ta vuajë dënimin prej dy vjetësh. Vendimin e formës së prerë e ka mirëpritur mbrojtja e familjes Morina, raporton KTV.

Hilmi Zena, ish-bashkëshorti i Antigona Morinës, e cila vdiq për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, do ta vuajë dënimin për moskryerje të obligimeve familjare.