Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues, përgjegjës për të arratisurin nga Ortopedia

Foto: Koha

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media njofton se sot, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar dy persona, zyrtarë të Shërbimit Korrektues, që ishin përgjegjës për arratisjen e një personi që ishte në paraburgim e që po trajtohej në Klinikën Ortopedike.

Një i paraburgosur arratiset nga Klinika Ortopedike ku po trajtohej

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti ka ndodhur me datën 24.05.2019 rreth orës 04:00, në Qendrën Klinike Universitare – Reparti i Ortopedisë, ku po trajtohej personi i dyshuar: A.K. mashkull, 23 vjeçar, Shtetas i Republikës së Kosovës, për Veprën Penale, “Vrasje e mbetur në tentativë”.

I dyshuari ka qenë nën masën e paraburgimit dhe për sigurinë e tij ishin përgjegjës zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Bazuar në rrethanat, në të cilat ka ndodhë rasti nga policia janë arrestuar dy personat zyrtarë të Shërbimit Korrektues:

F. Sh. mashkull, 53 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës dhe

R. Z. mashkull, 42 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës,

Polica thotë se zyrtarët e Shërbimit Korrektues pas intervistimit, me Urdhër të Prokurorit, janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së.