Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 04:30, është arratisur nga Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së, i paraburgosuri me inicialet A.K, ku ishte duke u trajtuar.
“I njëjti ishte nën masën e paraburgimit për veprën penale tentim vrasje”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa dy zyrtarë korrektues janë ndaluar.
“SHKK po ballafaqohet çdoherë me raste të ngjashme , si shkak i mungesës se dhomave të sigurta për trajtimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve në SHSKUK”, përfundon njoftimi.