Ka arritur të arratiset nga QKUK-ja një i burgosur, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor.
Nga raporti i sotëm policor, theksohet se rasti ka ndodhur më datë 4 të këtij muaji.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke vuajtur dënimin në burg për shkaqe shëndetësore ishte transferuar në QKUK për trajtim mjekësor nën përkujdesje të dy gardianëve”, thuhet në raport.
I njëjti më 04.07.2019 ka arritur të arratiset dhe është larguar në drejtim të panjohur ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkoi për t’u trajtuar, i burgosuri arratiset nga QKUK-ja
-
Arratiset i burgosuri që po trajtohej në Onkologji
-
Për arratisjen e të burgosurit nga QKUK-ja, SHKK-ja fajëson spitalin
-
Një i paraburgosur arratiset nga Klinika Ortopedike ku po trajtohej
-
Arratiset një person gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë