Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtatë vjet burg ndaj dy të akuzuarve për vrasje të rëndë në tentativë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.Z i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe të pandehurit G.H, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë në tentativë.

Sipas njoftimit, kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajësisë nga të pandehurit për veprat penale me të cilën e ngarkon akuza, të pandehurin B.Z për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej pesë vjet, për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti. Ndërsa të pandehurin G.H për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë në tentativë nga i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I pandehuri B.Z, i ndihmuar nga i pandehuri G.H akuzohen se më 22 prill 2018 në Ferizajt, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin, i mitur V.G, pasi i njëjti kishte mosmarrëveshje të mëhershme me vëllanë e të pandehurit. I dëmtuari derisa ishte duke pirë kafe në tersen e lokalit, i pandehuri me ta vërejtur niset në drejtim të tij me revole në dorë, i dëmtuari fillon të ikë futet brenda në lokal dhe e mbyll derën duke e mbajtur me duar, me të rast i pandehuri fillimisht tenton ta hapë derën me që nuk arrin ka shtënë me armë dy herë në drejtim të derës, mbrapa së cilës ishte i dëmtuari dhe si pasojë e të shtënave i njëjti është goditur me një predhë në fyt”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.