Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.D, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja në tentativë.
Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri dyshohet se 01.08.2021, në Ferizaj së bashku me të pandehurin B.M. dhe një të mitur, të cilët deri më tani janë në arrati, me dashje kanë tentuar që ta privojnë nga jeta të dëmtuarin F.H.
“Në atë mënyrë që pas një fjalosje mes tyre, fillon një përleshje fizike, me ç'rast të pandehurit me përdorimin e mjeteve të përshtatshme për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor-thika, e godasin të dëmtuarin në pjesën e pasme të shpinës, përkatësisht në anën e djathtë, si dhe dy herë të tjera në krahun e majtë, e që si pasojë e këtyre goditjeve të njëjtit i shkaktohen lëndime trupore, për çka detyrohet të kërkohet ndihmë mjekësore fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë, ku akoma është duke vazhduar trajtimi i të njëjtit”, thuhet në njoftim.
-
Paraburgim të pandehurve që tentuan të vrisnin një person në Ferizaj
-
Paraburgim për të miturin që theri dy persona dhe një polic në Ferizaj
-
Nga një muaj paraburgim dy personave për tentim vrasjen në Greme
-
Kërkohet paraburgimi i një person për tentim vrasjen në Gjilan
-
Aktakuzë ndaj të pandehurit B.U. për vrasje në tentativë në Prizren