Gjykata Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.H., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas një njoftimi të kësaj Gjykate, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri më datë 20 maj 2023 në një rrugë të Ferizajt, me dashje ka tentuar t`i privoj nga jeta të dëmtuarit D.V., A.A. dhe A.M..
“Në atë mënyrë që derisa i pandehuri ishte me shokun e tij L.Xh., pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur më herët gjersa atë natë në një piceri në Ferizaj në mes të pandehurit dhe të dëmtuarve, në të cilën natën kritike me t`u takuar fillojnë fjalosjen dhe fyerjet e pasta i pandehuri kishte shkuar në shtëpi, kishte marr pistoletën dhe ishte kthyer me veturën e tij tek parkingu i rrugës dhe kishte pritur derisa të dëmtuarit kishin dal nga piceria dhe pasi që kishin hyrë në veturën e tyre, në atë moment i pandehuri kishte dal nga vetura e tij duke nxjerr pistoletën dhe kishte shtënë në veturën e të dëmtuarve 3 herë duke e qëlluar xhamin e derës së pasagjerit mbrapa dhe pjesën e derës së djathtë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri i dëmtuari D.V., kishte pësuar lëndime në fytyrë nga xhamat e thyer të veturës dhe ishte dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Gjyqtari i procedurës paraprake, thuhet se kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
Në njoftim thuhet se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
-
E dyshuara në Ferizaj thotë se e kreu vrasjen në vetëmbrojtje
-
Nga një muaj paraburgim dy personave për tentim vrasjen në Greme
-
Paraburgim të pandehurve që tentuan të vrisnin një person në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për “vrasje në tentativë”
-
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për vrasje në tentativë